Shevchenko: Rusia duhet të përjashtohet nga aktivitetet futbollistike
Legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko ka deklaruar se Rusia duhet të përjashtohet nga futbolli, për sa kohë po zhvillohet një luftë në Ukrainë.
Shevchenko është bërë ambasadori i parë i një shoqate bamirësie të krijuar nga presidenti Volodimir Zelenski për të mbështetur vendin e tij në luftë.
Duke folur për BBC, ish-sulmuesi i Çelsit, Milanit dhe Dinamo Kievit është shprehur se kjo luftë është mizore dhe po kryhet një gjenocid.
“Për sa kohë që ka një luftë në Ukrainë, asnjë atlet rus nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në ndonjë garë. Për shkak të Rusisë, atletët tanë janë të privuar nga çdo sport. Dhe ata mund të vriten në çdo moment”, u shpreh ai.
Klubet ruse të futbollit janë pezulluar në të gjitha garat nga FIFA dhe UEFA.
LEXONI GJITHASHTU
Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta