Shfaqja “Impromptu”, aktorët e rinj sjellin teatrin absurd në qytetin e Gjirokastrës

14 Shtator 2024 | 15:54

“Impromtu” është shfaqja e një grupi aktorësh të rinj, e cila po shfaqet gjatë fundjavës në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër.

Autori i kësaj pjese është dramaturgu i mirënjohur Tad Mosel, ndërsa regjia e shfaqes mban firmën krijuese të Artemis Belulit.

Katër aktorë dhe administratori gjenden në skenë për të improvizuar një shfaqje, ku ashtu si jeta, perceptohet si një argëtim i pastër dhe papritur transformohet në një dramë e konceptuar në formën e teatrit absurd.

“Një histori e tillë siç e paraqitëm ne në shfaqjen e sotme mund të ndodhë rëndom në çdo profesioni por ne zgjodhëm profesionin tonë sepse e kemi më të prekshme dhe të japim një mesazh sensibilizues sesi ne artistët dhe aktorët por çdo lloj moshe të aspirojmë që të krijojmë një lloj kompakticiteti midis njeri-tjetrit dhe ta ndihmojmë njeri-tjetrin në këtë rrugë dhe jo të behemi pengesë dhe kornizim për njeri-tjetrin”, tha aktori Ronaldo Kolgjoka.

“Ishte një eksperiencë e vlefshme, nuk gjej fjalë për ta përshkruar, për ne si studentë është një mundësi që  nuk të vjen dhe sidomos për ne që jemi të Tiranës, që kemi një treg shumë të vështirë dhe kemi mundësinë që ne të eksperimentojmë, të sfidojmë veten, të vijmë me plot sakrifica dhe plot pasion në Gjirokastër ku patëm një pritje fantastike”, tha aktori Klodian Çelmeta.

“Shfaqja flet për 4 aktorë dhe vështirësitë që të rinjtë hasin jo vetëm në profesionin tonë duke informuar për rrugëtimin e një aktori dhe një të riu por gjithashtu kjo paralelizohet në çdo fushë, qëllimi im ka qenë që unë të flas diçka për të rinjtë”, tha regjisorja Artemis Beluli.

Përgjatë këti viti skena e teatrit profesionist në Gjirokastër ka mirëpritur shfaqje të interpretuara nga aktorët vendas dhe të huaj, të cilat janë duartrokitur nga artdashësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026

“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori

Filmi biografik “Michael”, kushtuar legjendës së muzikës Michael Jackson, ka vendosur një rekord të ri në kinematë botërore, duke u bërë filmi biografik me fitimet...
08:30 | 29/06/2026