Muzeu Historik “Oso Kuka”, të huajt shfaqin interes për historinë e Shkodrës
Muzeu Historik, i vendosur në banesën e patriotit Oso Kuka, është një prej destinacioneve kryesore të turistëve vendas dhe të huaj, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra. Ato shprehen se iu pëlqen të njihen me historinë e Shkodrës dhe ky muze i fut ato në brendësinë dhe historinë që mbart ky qytet.
“Jemi nga Belgjika. Do të qendrojmë 10 ditë në Shqipëri, por dy ditë në Shkodër. Ky muze, është me të vertetë shumë i këndshëm, të shohësh trashëgiminë kulturore, sepse është hera e parë që jemi këtu. Dhomat sipër janë të ruajtura shumë mirë dhe krijon idenë se si kanë qenë më parë. Me të vërtet këndshëm”,-tha në vizitor.
“ Jam nga Italia, vërtet më pëlqen është shumë bukur. Më pëlqen kjo pikturë, duke qënë se jam nga Italia, jam i lidhur me këtë lloj arti. Do të vizitojmë muzeun “Marubi”, do të shkojmë në kalanë “Rozafa”.
“ Jemi nga Hollanda, sapo arritëm këtu sot, na pëlqen qyteti, është interesante të mësosh për rrethina të caktuara dhe se si ka ndryshuar ariktektuara përgjatë shekujve. Mendoj se Shqipëria në përgjithësi, por Shkodra në vecanti është e pasur me histori, ka plot gjëra për të eksploruar. Më pëlqen piktura e madhe, ju sillni një histori të këndshme në të”,-tha vizitori.
Muzeu i ka gjurmët e veta që në shekullin XIX me koleksionet e hershme të etërve françeskan dhe jezuitë, të cilët ruanin gjetje të epokave të ndryshme. Në këtë shtëpi-muze gjenden shumë objekte, të cilat vijnë pothuaj nga të gjithë zonat gjeoetnografike të qytetit të Shkodrës, si: Dukagjini, Malësia e Madhe, Zadrima, e Kraja. Në Muzeun Historik “Oso Kuka” të Shkodrës ndodhet gjithashtu dhe një galeri prej mbi 100 veprash arti, ku shfaqen disa prej piktorëve më të njohur shkodranë, si: Kol Idromeno, Simon Rrota, Kel Kodheli etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë