Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

16 Korrik 2026 | 10:41

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin Pensacola në Florida, duke kaluar pranë pushuesve.

Pamjet e incidentit, të filmuara të mërkurën në mëngjes dhe të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë avionët duke fluturuar aq ulët sa duket se kalojnë vetëm pak metra mbi kokat e njerëzve në plazh.

Në një deklaratë, Blue Angels konfirmuan se po hetojnë ngjarjen, duke sqaruar se gjatë një manovre afrimi një nga avionët fluturoi më poshtë se standardet e parashikuara, duke shkaktuar shqetësim në plazh, ndërsa u prekën edhe shezlongje dhe çadra.

Sipas rrjetit televiziv lokal WEAR, fluturimi u zhvillua në kuadër të aktivitetit “Breakfast with the Blues” (“Mëngjesi me të Kaltërit”).

“Kam ardhur këtu për 10 vitet e fundit dhe nuk kam parë kurrë një kalim si ky. Mendova fjalë për fjalë se ‘Blue Angels’ do të përplaseshin me ne, por ishte e pabesueshme”, tha një prej pushueseve që ishte dëshmitare e ngjarjes.

Në përfundim të deklaratës, ekipi Blue Angels theksoi se siguria e komunitetit lokal, spektatorëve dhe pilotëve mbetet përparësia kryesore. Sipas tyre, drejtuesit e ekipit po shqyrtojnë rrethanat e manovrës dhe kanë nisur një rishikim të plotë të procedurave të sigurisë për të garantuar që të gjitha aktivitetet operative të jenë në përputhje me standardet e Marinës Amerikane dhe Administratës Federale të Aviacionit (FAA).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026