“Shfaqja që shkoi ters”, komedia e artistëve të rinj vihet në skenë në Korçë
Në teatrin e Korçës është vënë në skenë komedia me titull “Shfaqja shkoi ters”. Këtë herë ishin të rinjtë e apasionuar pas teatrit, ata që bënë për vetë publikun korçar.
Është normale që publiku artdashës korçar të mbush sallën e teatrit të Korçës kur performojnë aktorë profesionistë, por këtë herë “nderin” ua bënë disa të rinjve të apasionuar pas artit teatral.
“Shfaqja që shkoi për ters” ishte komedia e sjellë nga të rinjtë e gjimnazeve të ndryshme të Korçës, të cilët sollën nota humori tek publiku. Tradhtia ishte fokusi i shfaqjes, e cila herë pas herë ndërpritej, duke ironizuar kështu gabimet që shpesh mund të ndodhin në skenë.
“Unë isha në personazhin e Fireskut, personazh kryesor ku bëhej fjalë për një tradhti bashkëshortore, intriga e familjes vinte rreth Tradhtisë sime, le të themi që personazhi është pritur mirë dhe keq sepse kur bëhet fjalë për tradhtinë askush nuk e përqafon. Hyra shpejt në karakter dhe e shijova pafund”- tha Brisilda Hoxhalli.
” Ishte një personazh komik që më tërhoqi shumë si personazh, më përshtatet shumë. Shfaqja në anën skenike shkoi për ters ndërsa publiku me duartrokitjet e tij tregoi që shkoi për mrekulli”- shtoi Marjus Hajdajar.
Regjisorja e shfaqjes tregon se e rëndësishme, më shumë sesa profesionalizmi që treguan të rinjtë, është përpjekja e tyre dhe salla e mbushur me te rinj në teatër, çka nuk ndodh shpesh
“Unë jam e lumtur më shumë se kurrë sepse dihet që Korça ka një sukses në teatrin profesionist, por i suksesshëm është edhe teatri i të rinjve. Është e vetmja rrugë që mbushin ditën, mësohen me një edukim të ri në jetën e tyre dhe sigurisht me vepra të ndryshme dhe në fund salla mbushet me të rinj. Dihet që ka një publik të caktuar moshe te caktuar që janë kultivuar me teatrin por të rinjtë është gjë e madhe, pra ata që shohin shfaqjen e të rinjve “- thotë Blerta Belliu.
Kjo nuk është hera e parë që të rinjtë angazhohen me shfaqjet teatrale, ku gjatë verës mbi 100 të rinj konkurrojnë në” Rin Shoë “, garën mes gjimnazeve të Korçës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Organizoi protestën në Londër, Home Office heton shqiptarin: Po hakmerren
- ‘Do shkatërrojmë terroristët’, reagon Netanyahu pas sulmit ku u vranë 7 persona
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit