‘Do shkatërrojmë terroristët’, reagon Netanyahu pas sulmit ku u vranë 7 persona

29 Janar 2023 | 18:24

Izraelitët ndezën qirinj jashtë një sinagoge në Jerusalem, vetëm disa metra larg vendit ku një person i armatosur palestinez vrau shtatë persona, në sulmin më vdekjeprurës në qytet që nga viti 2008.

Kryeministri Netanyahu tha se reagimi i qeverisë do të jetë “i fortë,  i shpejtë dhe i saktë”.

“Kushdo që përpiqet të na lëndojë ne do ta ndalojmë dhe këdo që e ndihmon atë. Ne kemi kryer arrestime të mbështetësve, ndihmësve dhe nxitësve të terroristëve. Po rrisim forcat tona dhe po i vendosim në fronte të ndryshme.

Ne do të vulosim dhe shkatërrojmë shtëpitë e terroristëve në një procedurë të përshpejtuar, në mënyrë që të kërkojmë një çmim shtesë nga ata që mbështetën terrorizmin. Ky proces ka nisur tashmë  dhe është në vazhdim” u shpreh kryeministri.

Babë e bir  u plagosën gjatë një sulmi  me armë zjarri në lagjen Silëan të Jeruzalemit lindor. Agresori, 13-vjeçar, u qëllua me armë dhe mbeti i plagosur.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026