“Shfaqja s’mund të vazhdojë”, sa po humbin aktorët dhe teatrot nga COVID-19 në Itali
Teatri është një formë arti që ka nevojë të ketë audiencë. Megjithatë, në mesin e pandemisë në të cilën ndodhemi, teatrot italianë janë detyruar të ulin siparin të paktën deri më 3 prill, me shfaqje të anuluara në kulmin e sezonit.
Festivale të tëra janë anuluar dhe është e pamundur që teatrot të shtynë datat e shfaqjeve për shkak të planifikimeve ; programet e vjeshtës dhe të dimrit janë konfirmuar që më parë.
Kjo jo vetëm që “fshin” të ardhurat por ndikon dhe tek punonjësit të cilët duhet të justifikojnë orët e punës të nevojshme për të pretenduar për pagën minimale.
Sipas një studimi të vitit 2017, mbi 80 për qind e italianëve që punojnë në këtë sektor nuk përfitojnë nga masat lehtësuese në rast heqje nga detyra, një shifër alarmante për një industri që karakterizohet nga punësime të ç ‘rregullta.
Massimo Dapporto, presidenti i Shoqatës së Teatrit (ApTI) shpreson se kjo krizë do të jetë një pikë kthimi për krijimin e një sistemi social për aktorët dhe punonjësit e teatrove.
Shoqata i ka bërë thirrje ministrit të Kulturës, Dario Franceschini që të shpallë masat e emergjencës. Disa i kanë kërkuar për “karantinë të paguar”, një provokim ndaj skemës së lëvizjes Cinque Stelle të cilët më parë kanë premtuar për një sistem të ardhurash për të gjithë qytetarët.
Dëmi ekonomik do të jetë edhe më i madh për teatrot e pavarur dhe produksionet që financohen nga Fondi Unik për Shfaqjet (FUS).
Si shumë shtete në Europë, teatrot dhe artet mund të subvencionohen nga qeveria, por në Itali më shumë se 50 për qind e këtij fondi i shkon operave.
Në Facebook, po qarkullon hashtagu #lospettacolononsiferma, që do të thotë shfaqja duhet të vazhdojë. Nëpër rrjete sociale po qarkullojnë fragmente këngësh, historish, kërcimesh apo monologësh, në shenjë solidarizimi për t’iu treguar se janë me ta.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre