”Shfaqja vazhdon” – Trupa e Operas dhe Baletit premierë online në kushte karantine
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka vendosur të vazhdojë shfaqjet e sezonit artistik përmes video të realizuara në kushtet e izolimit nga trupa e tij.
Në orën 20:00 një performancë soul e solistëve të trupës së baletit Isida Mollaymeri, Eltion Merja, Dion Gjinika dhe Kevin Lila u shfaq si premierë në kanalin e YouTube.
TKOB e komentoi kështu shfaqjen: “Krijime origjinale nga solistët e baletit nga shtëpitë e tyre, me ndjesitë e kohës që po kalojnë dhe përjetimet artistike që një artist ndjen në një periudhë të tillë. Veç performancave nga veprat kontemporane si #CarminaBurana apo #Dhoma12, do të prezantohen dhe krijimet origjinale, të pa shfaqura më parë të krijuara dhe interpretuara prej tyre.”
Një lajm i mirë për artdashësit u bë gjithashtu publik, ndërsa Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit njoftoi se çdo ditë në YouTube dhe Facebook mund të ndiqet opera #LaBoheme, pa pagesë deri në 24 prill.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar