Shfrytëzuan të miturën për prostitucion, Apeli lë në burg dy gratë nga Saranda
Me masën “Arrest në burg” ka qëndruar paraditen e sotme edhe Gjykata e Apelit në Tiranë për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara në flagrancë nga policia e Sarandës pas një operacioni të koduar “Silent Watch”.
Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetimesh për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Luftfije Celami në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për “Vleftesim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar të drejtë masën “Arrest në burg” dhënë nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës në seancën e datës 26 shkurt 2025.
Ndalimi i 42-vjeçares Silvana Osmani dhe 39-vjeçares Luljeta Doda u bë në flagrancë në 24 shkurt 2025 nga blutë e Sarandës pas rreth dy muajsh hetimesh me metoda proaktive.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë