Shifra rekord me COVID, Kosova në karantinë të plotë nga e premtja në të hënë

6 Nëntor 2020 | 13:22

Në kuadër të masave të reja anti-COVID, qeveria në Kosovë ka marrë vendimin për të mbyllur vendin në karantinë gjatë fundjavës.

Më konkretisht komiteti i ekspertëve ka vendosur që të vendosë mbylljen e të gjitha aktiviteteve në vend, duke nisur nga ora 20:00 e së premtes deri në orën 5:00 të mëngjesit të së hënës.

Një ditë më parë, Kosova vendosi një tjetër rekord negativ sa i përket COVID-19 duke shënuar 661 raste në 24 orë.

Masat kufizuese kanë nisur të shtrëngohen gradualisht në disa vende europiane. Një ditë më parë Greqia mori vendimin për të hyrë në një izolim kombëtar.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se bllokimi do të jetë trejavor duke filluar nga e shtuna në mëngjes, duke thënë se rritja e infeksioneve të coronavirusit duhet të ndalet para se sistemi i kujdesit shëndetësor të Greqisë të vihet në presion “të padurueshëm”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026