Shifra rekord viktimash dhe të infektuarish me COVID, humb jetën dhe një fëmijë 16-muajsh

20 Nëntor 2020 | 15:46

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 15 persona që kanë humbur jetën nga COVID-19 si dhe janë regjistruar 836 raste të reja pozitive duke shënuar një rekord si për viktimat ashtu edhe për infektimet. Mes viktimave është një fëmijë vetëm 16-muajsh, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Pediatrinë e Tiranës.

I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID-19.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 2 677 testime (479 janë testime janë kryer për arsye depistimi) ku kanë rezultuar të infektuar 836 persona. Bashkë me rastet e fundit, aktualisht në të gjithë vendin ka më shumë se 15 700 persona të prekur, ku Tirana mban rekord me më shumë se 8 mijë  raste.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,

28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,

15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,

9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,

5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,

3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,

1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

COVID-19 – Statistika (20 Nëntor 2020)

Testime totale                       168,294

Raste pozitive                        31,459

Raste të shëruara                  15,055

Raste Aktive                          15,732

Humbje jete                                672

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                 8082

Durrës                 1180

Elbasan               742

Fier                     1151

Korçë                  905

Vlorë                  745

Shkodër            866

Lezhë                667

Berat                 507

Kukës              317

Dibër               142

Gjirokaster     428

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026