Shifrat e larta të infektimeve, epidemiologu Dritan Ulqinaku: Transporti urban do të jetë viktima e radhës

20 Nëntor 2020 | 06:24

Epidemiologu Dritan Ulqinaku u shpreh për Euronews Albania se shifrat e të infektuarve me COVID  vijojnë të rriten për shkak se qytetarët nuk respektojnë masat.

“Ne gjithmonë shpresojmë që të arrijmë të stabilizojmë kurbën. Faktikisht faktet janë kokëforta dhe shifrat vijojnë të rriten. Ne vazhdojmë që të kemi sjellje të dëmshme dhe për rrjedhojë shifrat vijojnë të rriten, që do të thotë që ndoshta masat do të vijnë duke u shtrënguar më tepër, nëse këto shifra vijojnë të rriten”, u shpreh ai.

Sipas tij kjo situatë do të sjellë edhe shtrëngim të masave.  

“Gjithmonë është një balancë midis numrit të rinj të të infektuarve, kapaciteteve spitalore dhe masave shtrënguese. Nëse kapacitetet spitalore do të vijnë duke u reduktuar dhe numri i infektuarve do të rritet, patjetër që masat do të vijnë duke u shtrënguar. Do vazhdohet me kufizime të mëtejshme, nuk e kam targetin që t’i them”, tha ai më tej.

Ulqinaku theksoi se nëse numri i të infektuarve rritet me shpejtësi, transporti urban do të jetë viktima e radhës, pra do të mbyllet.

“Nëse në autobus 100% e personave janë me maskë nuk ka asnjë problem, por mënyra e maskës që ne bëjmë shpesh herë duke e rrotulluar rreth gushës sesa duke mbrojtur hundën dhe gojën, e bën sjelljen tonë të rrezikshme.

Shtrëngimi i masave është kur është e pamundur që të arrihet në rrugë të tjera. Transporti urban absolutisht që do të jetë viktima e radhës nëse shifrat do të kenë këtë trend”, u shpreh mjeku.

Lexoni gjithashtu:

Vijon rritja rekord e të infektuarve nga COVID në Shqipëri, 11 viktima ditën e fundit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026