Shifrat rekord me COVID-19, Arben Gjata: Shtimi i rasteve i pritshëm, shqetësuese sjellja e njerëzve
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata tha në Euronews Albania se rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka ardhur për shkak të hapjes sociale dhe rifillimit të aktiviteteve ekonomike në vend.
Z. Gjata u shpreh se nuk është shqetësuese rritja e numrave, por sjellja e popullatës, e cila sipas tij ka humbur vigjilencën duke mos respektuar masat e kërkuara nga autoritetet shëndetësore.
“Është e pritur të rriteshin shifrat, me rihapjen sociale dhe rihapjen ekonomike. Për mua nuk është shqetësuese rritja e shifrave, por shqetësuese është sjellja e popullatës. Ato që janë thelbësore për të shmangur këtë sëmundje, që është ruajta e distancimit fizik dhe mbajta e maskave, lë shumë për të dëshiruar. Kemi shumë grupmosha të reja që mendojnë se virusi është larguar. Situata është në dorë të qytetarëve”, tha Gjata.
Ai tha se një pjesë e madhe e qytetarëve të infektuar janë me shenja të lehta, por kjo nuk do të thotë se është zbutur agresiviteti i COVID-19.
“Është e vështirë për t’u thënë, faktikisht dje kishim numrin më të lartë që nga fillimi i epidemisë. E vërteta është se shumica e pacientëve vijnë me shenja të lehta dhe një pjesë e madhe e tyre trajtohen në shtëpi. Por, dy të intubuar dhe 6 në reanimacion nuk do të thotë është situatë e lehtë. Unë besoj se vazhdon të mbetet një sëmundje serioze siç ka qenë më parë dhe me risk të lartë, që më të rrezikuar janë moshat e vjetra, pacientët me sëmundje shoqëruese”, tha ai.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje 36 raste të reja, duke bërë që e marta të shënonte numrin rekord të të prekurve që nga nisja e pandemisë.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria shënon numrin më të lartë të të infektuarve, 36 raste të reja në 24 orë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta