Shifra të larta infektimesh dhe viktimash nga Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi prirjen e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë. Kështu, MSH-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë zbuluar 495 raste të reja, ndërkaq tetë persona kanë humbur jetën.
Pavarësisht numrit të lartë të rasteve të reja, autoritetet shëndetësore thonë se 141 qytetarë janë shëruar nga infeksioni, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 12,002, që nga fillimi i epidemisë.
Sipas të dhënave të fundit, bëhet e ditur se aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5492
Durrës 963
Fier 905
Korçë 713
Shkodër 634
Elbasan 526
Lezhë 524
Vlorë 474
Berat 317
Kukës 266
Gjirokastër 221
Dibër 111
Ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor raporton se në total në Shqipëri janë kryer 137,172 testime të dyshuara për Covid-19, ndërkohë 23,705 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Treguesi, i cili po shihet me shqetësim ka të bëjë me rastet aktive në Shqipëri, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë shkuar në 11,146.
Ndërkohë, numri total i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 557, shifër kjo tepër e lartë në raport me numrin e popullsisë apo dhe rasteve ditore.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta