Shijaku ia kalon Tiranës, 5 bashki nuk kanë nisur ende rindërtimin
Në fillim të 2020 kreu i qeverisë deklaroi se dhjetori do të gjente të përfunduar shtëpitë individuale, por ky afat është shtyrë deri në muajin mars 2020.
“Në Tiranë do të kemi 357 banesa të garantuara që do të kenë mbaruar brenda 31 dhjetorit, pjesa tjetër është janar shkurtë mars”, pati deklaruar ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Por, parashikimet optimiste të qeverisë nuk shkojnë në linjë të drejtë me shifrat që kanë publikuar vetë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organi i cili organizon 10 tenderë për 9 bashki. Sipas të dhënave, bëhet e ditur se për Bashkitë Kurbin, Mirditë, projekti Durrës 2, Rrogozhinë dhe Kamëz, ku duhet të ndërtohen 844 shtëpi, ka përfunduar faza e letrave por s’ka nisur ende ajo e tullave.
Panorama mund të duket më optimiste për sa i përket dy tenderëve të tjerë të FSHZH-së. Ai për Bashkitë Shijak e Kavajë ku aktualisht po punohen në 677 banesa individuale, aq sa është edhe numri i banesave të shembura. Ndërsa në bashkitë Krujë dhe Durrës po ndërtohen 232 banesa individuale nga 743 që parashikon projekti.
Ndërsa për Bashkinë e Tiranës, janë në proces 599 shtëpi nga të cilat 357 janë duke u ndërtuar, ndërsa 38 familje janë futur në shtëpitë e reja.
Për sa i përket ndërtimit të objekteve arsimore, Fondi Shqiptar i Zhvillimit duket se ka avancuar pasi ka nisur punën për ndërtimin e tre shkollave, Sami Frashërin, Murat Toptani dhe Shkolla Mangull ndërsa për 35 objekte të tjera që ka në ngarkim, rindërtimi është ende në fazën e letrave, madje 14 prej tyre nuk janë shembur ende.
“ Ata zgjodhën një procedurë ndryshe nga FSZH. Ata i bënë projektet vetë ndërsa FSHZH zgjidhi një program më të shpejtë me çelësa në dorë”, tha ministri.
Rama e Ahmetaj ishin në sinkron me njëri tjetrin sa i takon punës së bërë kur thanë se po ecën me ritme shumë të shpejta, madje edhe më shpejt se sa vendet e tjera që kanë kaluar fatkeqësi natyreore, por e vetmja pikë ku u ndanë ishte fondet e alokuara për rindërtimin gjatë 2020 shuma e të cilave lëvizte me 500 milionë lekë.
“Këtë vit janë 34 miliardë lekë nga buxheti i shtetit të vendosura në dispozicion të rindërtimit”, tha Rama. “Kryeministri e theksoi, janë 3.5 miliardë lekë të alokuara”, shtoi Ahmetaj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta