Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje, të paktën tetë të vdekur në Gjermani dhe Belgjikë

15 Korrik 2021 | 11:43

Pas shirave të dendur që kanë shkaktuar përmbytje, të paktën tetë persona në Gjermani dhe Belgjikë kanë humbur jetën.

Reshjet në gjithë Europën Perëndimore kanë bërë që shumë lumenj të dalin nga shtrati në Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër.

Policia gjermane deklaroi të enjten se katër njerëz vdiqën në qarkun Ahrweiler dhe se shumë të tjerë janë zhdukur.

Qeveria franceze njoftoi se 40 shpëtues nga Njësia e saj e Trajnimit dhe Ndërhyrjes së Sigurisë Civile, si dhe një helikopter me dy specialistë të shpëtimit të ujit në bord, u nisën drejt Belgjikës për ndihmë.

Në Zvicër, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës.  Niveli i liqenit të Gjenevës është gjithashtu shqetësues për autoritetet.

Rreziku i përmbytjes ishte i lartë edhe në brigjet e liqenit të Zyrihut dhe lumit Limat. Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të mos shkojnë në pyje për arsye sigurie, pasi stuhitë janë shumë të forta dhe erërat tejkalojnë 100 km në orë.

Sipas Hekurudhave Federale Zvicerane disa kalime malore dhe tunele janë mbyllur, ndërsa trafiku hekurudhor është ndërprerë në disa pjesë të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026