English

Shirat e dendur, zv.ministrja e Arsimit: Mësimi është pezulluar në 15 shkolla

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga u shpreh në Euronews Albania se deri më tani mësimi i kombinuar ka dhënë rezultate pozitive, sa i përket situatës së pandemisë.

- Advertisement -

“Menjëherë pasi kemi kaluar në skenarin e dytë, gjithë sistemi parauniversitar kaloi në sistemin e kombinuar. Deri më tani rezultate kanë qenë pozitive, të githë treguesit deri në fund të dhjetorit kanë treguar një trend në rënie, qoftë të numrit të mësuesve të infektuar dhe mungesave të nxënësve”, u shpreh ajo.

Ndërsa, për cilësinë e mësimit online ajo tha se po mundësohet nëpërmjet platformave online.

“Ne patjetër kemi pasur edhe qëllim ndjekjen e cilësisë në këto shkolla.

Mësimi direkt është më efektiv dhe më i mirë i mundshëm, por edhe mësimi në distancë nëpërmjet mësimit online u mundësua nga platfomat e unifikuara”, tha ajo më tej.

Zv.ministrja theksoi se për shkak të reshjeve të shiut, sot është pezulluar mësimi në 15 shkolla të vendit.

“Sot situata është rënduar për shkak të situatës së shirave. Në disa shkolla kur këto reshje janë të dendura dhe kanë sjellë vështirësi, ne kemi pezulluar në 15 shkolla mësimin”, përfundoi ajo.

Lexoni gjithashtu:

Sot rinis mësimi në sistemin parauniversitar

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?