Shitja e armatimeve në Tajvan tensionon raportet SHBA-Kinë
SHBA ka aprovuar shitjen e pajisjeve ushtarake në vlerë prej 100 milionë dollarësh drejt Tajvanit.
Shtetet e Bashkuara thanë se këto pajisje ushtarakje kanë qëllim “mirëmbajtjen dhe përmirësimin të sistemit mbrojtës raketor”.
Si pasojë, raportet mes Shteteve te Bashkuara dhe Kinës janë tensionuar pasi Ministria e Jashtme kineze dënoi planet e SHBA-ve për t’i shitur armë Tajvanit.
Kina tha se e sheh lëvizjen si një cenim të sovranitetit dhe sigurisë së vendit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian u shpreh se Kina do të marrë masa për të ruajtur interesat e sigurisë kombëtare.
“Kina i kërkon SHBA-së që t’i përmbahet parimit të 3 marrëveshjeve të përbashkëta kino-amerikane, dhe të ndalojë shitjen e armëve në Tajvan dhe të ndërpresë lidhjet ushtarake me Tajvanin. Kina do të marrë masa legjitime dhe të menjëhershme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e vet dhe interesat e sigurisë kombëtare”, tha Zhao Lijian, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në një deklarate për mediat ministria e Jashtme e Tajvanit bëri të ditur se mirëpriste vendimin e kongresit amerikan.
Tensionet në Ngushticën e Tajvanit, zonë që ndan ishullin nga Kina, janë rritur në vitet e fundit, pasi Pekini vazhdimisht çon aeroplanë në zonën ajrore tajvaneze dhe zhvillon stërvitje ushtarake afër ishullit.
Pekini konsideron që Tajvani është pjesë e Kinës dhe “ribashkimi” me këtë ishull është kthyer në çështje të rëndësishme për presidentin kinez.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë