Shkarje dheu dhe përmbytje në Pogradec, evakuohen pesë familje

10 Janar 2026 | 16:13

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike dhe fenomeneve natyrore, aktualisht rezultojnë të evakuuara 5 familje në territorin e Bashkisë Pogradec.

Një familje është evakuuar në fshatin Çeravë si pasojë e shkarjes së dheut, tre familje në fshatin Dardhas për të njëjtin shkak, si dhe një familje në fshatin Verdovë për shkak të gryerjes së tokës nga vërshimi i ujit të lumit Verdovë.

Të gjitha familjet e evakuuara janë sistemuar përkohësisht në banesa nga strukturat përgjegjëse, ndërsa Bashkia Pogradec do t’i trajtojë ato me bonus qeraje, deri në normalizimin e situatës.

Strukturat vendore vijojnë monitorimin nga afër të situatës dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë të mundshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026