Shkarkimet e drejtorëve, në fund të 2020-ës, institucionet kryesore të Kosovës mbesin me ushtrues detyre

31 Dhjetor 2020 | 13:11

Nga dorëheqja e ish-presidentit Hashim Thaçi me 5 shtator, ky institucion ka mbetur me ushtrues detyre.

Ndërkohë, edhe qeveria Hoti, tashmë ndodhet thjesht në detyrë, që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ekzekutivin e vendit. Por jo vetëm këto.

 “Policia, doganat, tatimet e madje edhe vetë institucioni i inteligjencës, kanë mbetur me ushtrues detyre. Shkarkimet e drejtorëve dhe emërimet e atyre të përkohshëm janë bërë nga kryeministri Avdullah Hoti, në periudhë kohore brenda rreth një muaji”, raporton Jeton Musliu.

Kjo situatë, vlerësohet se mund të ndikojë në mirëfunksionimin e këtyre institucioneve.

 “Ushtruesi i detyrës përcakton vetëm punët ditore të atij institucioni dhe kjo mund të reflektojë si në aspektin e sigurisë, si në aspektin financiar, si në atë të sigurisë juridike. Në të gjitha aspektet kemi ngecje derisa institucionet funksionojnë me ushtrues detyre dhe kjo për fajin e partive politike dhe të qeverive që ishin në vazhdimësi nga përfundimi i luftës”, u shpreh Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Disa ditë para se qeveria e tij të rrëzohej nga Kushtetuesja, Hoti kërkoi largimin edhe të drejtorit të Inteligjencës.

Por, këtu situata ka mbetur e komplikuar.

“Kështu që nuk mund të themi se është shkarkuar, pasi të njëjtit i është kërkuar dorëheqja dhe i njëjti nuk e ka ofruar. Prandaj kjo është njëfarë anomalie në aspekt të udhëheqjes së AKI-së, derisa nuk kemi një shkarkim klasik. Kjo pasi me shkarkim i njëjti me atë rast duhej ta lirojë menjëherë detyrën kurse kur kërkohet dorëheqja, të njëjtit është lënë në dispozicion që brenda një kohe të shkurtër të ofrojë dorëheqjen. E nëse i njëjti nuk ofron dorëheqjen, kemi një status-quo i cili pastaj institucionet kryesore duhet të veprojnë. E veprimi i radhës është shkarkimi i personave të cilit i kërkohet dorëheqja dhe i njëjti nuk e ofron”, tha Zekaj më tej.

Kështu, Hoti shkarkoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajn, dhe e la këtë institucion me Samedin Mehmetin si ushtrues detyre.

Njësoj veproi edhe me drejtorin e Doganave që ai paraprak ishte emëruar nga ish-kryeministri Albin Kurti dhe atë të Tatimeve, që ishte emëruar nga ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026