Shkarkimi i kryepolicit serb në Veri, Vuçiç mbledhje urgjente qeverie
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të informojë anëtarët e qeverisë për situatën në Kosovë në një mbledhje që do të mbahet nesër, konfirmohet për Euronews Serbia.
Seanca vjen pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës dhe shkarkimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës për Veri, Nenad Gjuriç, nga Prishtina, si dhe pas bisedimeve të Vuçiçit me serbët nga Kosova mbrëmjen e djeshme.
Për shkak të situatës, Vuçiç anuloi të gjitha vizitat jashtë vendit dhe i kërkoi falje Abdel Fatah el-Sisi të Egjiptit për mospjesëmarrjen pjesë në takimin e madh COP 27, që do mbahet në Sharm el-Sheikh nga 7 nëntori.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se të shtunën, më 5 nëntor, do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet në veri, përfshirë ato gjyqësore, të policisë dhe në institucione të tjera.
Sipas tij, serbët duhet të forcojnë dhe ndërtojnë institucionet e veta në veri, në bashkëpunim me Serbinë
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet