Shkarkimi i Metës, Nesturi: Presidenti pranoi me gojën e vet politizimin, sot u shfaq si opozitar i vetmuar
Analisti Plator Nesturi tha për Euronews Albania se dalja e parë për mediat e kreut të shtetit, Ilir Meta, pas shkarkimit nga parlamenti vërtetoi edhe një herë përfshirjen e tij në politikë.
Sipas z. Nesturi, pavarësisht toneve të ulura që përdori sot z. Meta, ai e pranoi vetë se ka shkelur paanshmërinë politike, teksa siç tha, u shfaq si një opozitar i vetmuar.
“Sot u paraqit një Ilir Meta ndryshe, me tone më të qeta, por nuk e besoj të ketë reflektuar dhe kjo duhej nga fjalimi që mbajti. Nga njëra anë e prezanton veten si kreu i shtetit, por nga ana tjetër, duke e quajtur regjim mazhorancën del në pozicionin e kryeopozitarit. Kjo lloj dileme tregon se vendimi për shkarkimin nga parlamenti është i saktë. Pra, vet presidenti e pranon që ka shkelur anshmërinë. Sot dukej një Ilir Meta shumë i vetmuar, pasi në deklaratën e vet për shkarkimin e presidentit opozita nuk e ka përmendur për asnjë çast, duke folur vetëm për institucionin e Presidencës”, tha z. Nesturi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta