Shkarkimi i Presidentit, Komisioni i Ligjeve shtyn mbledhjen për t’i dhënë mundësi pjesëmarrjeje edhe Metës
Komisioni i Ligjeve shtyu për ditën e nesërme mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së 49 deputetëve socialistë për ngritjen e një komisioni parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Pas rreth një orë diskutime anëtarët e komisionit vendosën që të mos miratojnë një raport për t’ia dërguar Kuvendit, por ta shtyjnë mbledhjen për ditën e nesërme me synim që t’i jepet mundësi Presidentit Meta që të shprehet.
Më herët, përpara nisjes së mbledhjes, zyra për shtyp e Presidencës njoftoi mediat se i ishte përgjigjur Kuvendit me një shkresë ku thoshte se Meta ishte i gatshëm t’i përgjigjej ftesës për ballafaqim më datë 10 maj.
Mirëpo kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja theksoi se datën dhe orën se kur Presidenti mund t’i përgjigjet Komisionit e cakton vetë Komisioni. Manja sidoqoftë pranoi se Presidenti e ka të drejtë të shprehet në Komision dhe anëtarët e tij kanë për detyrë ta dëgjojnë.
Manja propozoi që Komisioni të zhvillojë mbledhje tjetër ditën e nesërme ora 11:00 dhe Presidenti të njoftohet menjëherë nga sekretaria. Nga anëtarët e komisionit votoi kundër vetëm deputeti Adriatik Alimadhi i cili theksoi se “ftesa 16 orë para ia pamundëson të drejtën për t’u shprehur Presidentit”.
Gjatë mbledhjes së sotme ka pasur debat për sa i përket ligjshmërisë së ngritjes së një komisioni parlamentar dhe shqyrtimit të tij nga Komisioni i Ligjeve.
Duke cituar Nenin 65 të Kushtetutës, Ulsi Manja tha se Kushtetuta e sqaron se periudha e katër muajve të fundit të legjislaturës përllogaritet në raport me datën e mbajtjes së mbledhjes së parë të saj. Në këtë rast ai tha se data e parë e mbledhjes së Kuvendit për legjislaturën aktuale ka qenë 9 shtatori i vitit 2017.
Kështu sipas Manjes Komisioni është në kohë për ta shqyrtuar këkresën.
Gjashtë ditë më parë, 49 deputetë të PS firmosën kërkesën që më pas u depozitua në Kuvend për të vijuar me procedurën parlamentare, ndërkohë të premten pritet të zhvillohet seanca plenare që do të miratojë edhe përbërjen e komisionit hetimor.
Shumica socialiste pretendon se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore.
Përmes një shkrese dërguar Kuvendit nga drejtori i Kabinetit të Presidenti Ilir Meta, Edmond Panariti, Presidenca u shpreh në mesditë se nuk i është komunikuar qartë arsyeja se përse mbahet mbledhja e Komisionit të Ligjeve apo se çfarë kërkohet nga ky Komision prej Presidentit.
Panariti theksoi se për Presidentin procesi i nisur për shkarkimin e tij është “fiktiv” për sa kohë Kuvendi mbetet “ilegjitim” për faktin se nuk ka 140 deputetë aq sa e kërkon Kushtetuta.
Meta i ka kërkuar Kuvendit që në vend të kërkesave për shkarkimin e tij, Kuvendi të nisë sa më parë shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për zgjedhjet nga opozita.
LEXONI GJITHASHTU:
- PS mbledh 50 firma të deputetëve për të shkarkuar presidentin Meta
- Shkarkimi i presidentit, Balla: Kemi fakte, Meta: Mos u merrni me shashka
- Shkarkimi i presidentit, Alket Hyseni: Provat tregojnë se ka shkelur rëndë Kushtetutën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta