Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë në Mal të Zi, Ali Salaj: Qeveria në krizë, dy aleatët kryesorë i ka kundër
Sipas gazetarit Ali Salaj Mali i Zi “është në udhëkryq” pasi çështja e shkarkimit të ministrit të Drejtësisë Vlladimir Leposaviç mund të rrëzojë dhe vetë qeverinë e Zdravko Kripokapiç.
Duke komentuar situatën politike në vendin fqinj, Salaj tha për Euronews Albania se “qeveria është në krizë të madhe” pasi “dy aleatët e saj kryesore nuk do ta pranojnë shkarkimin e ministrit”.
Më 26 mars ministri Leposaviç tha në parlament se Mali i Zi do ta pranojë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid “kur kjo të vërtetohet pa dyshime”. Një deklaratë e tillë nxiti reagime të ashpra, pasi vuri në diskutim edhe njëherë vendimet e Gjykatës së Hagës për luftimet e fillim-viteve 90-të gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Kjo gjykatë e ka cilësuar si gjenocid vrasjen e mijëra civilëve në Srebrenicë të Bosnjës.
Së fundmi për këtë çështje ka reaguar edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili tha se Zdravko Krivokapiç “po i shërben Brukselit dhe Shtëpisë së Bardhë”.
Gazetari Salaj tha se me ndikimin politik serb që ka Mali i Zi çështja është ndërlikuar edhe më tej. Megjithatë ai tha se kishte besim që do të gjendej një kompromis për kapërcimin e kësaj situate.
“Besoj se do të gjendet një kompromis, do të shkarkohet ministri aktual i Drejtësisë dhe do të gjendet një tjetër, pasi dihet që këto ministra nuk janë përfaqësues domethënës të partive, por janë ekspertë,” – u shpreh gazetari Salaj.
Zgjedhjet e vitit të kaluar rrëzuan pas 30 vitesh në pushtet Partinë Demokratike të Socialistëve. Me një koalicion shumëpalësh – mes Frontit Demokratik (21 deputetë), Demokratët (10 deputetë), Partia Popullore Socialiste (5 deputetë) Lëvizja URA (4 deputetë) dhe “Mali i Zi i Vërtetë” (1 deputet), – qeveria e Kripokapiç u votëbesua në dhjetor me 41 vota në parlament.
Nga koalicioni qeverisës grupimet kryesore janë pro-serbe, ndërsa “Lëvizja URA” e Dritan Abazoviç, e cila është deklaruar shpesh se “sheh nga Brukseli”, duket se do të ketë në dorë fatin e qeverisë. Salaj tha se “Abazoviç e mban në këmbë qeverinë”.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta