Shkarkimi i punonjësve, gazetari: Begaj e ka humbur shansin që të jetë president

16 Tetor 2022 | 15:42

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se shkarkimi i 25 punonjësve të administratës së presidencës është një akt që e fut presidentin në një kornizë shumë të vogël.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari theksoi se Bajram Begaj e ka humbur shansin që të jetë president.

“Mendoj se është një akt që e fut presidentin në një kornizë shumë të vogël nga ajo që duhet të ishte presidenti si figurë si institucion.

Presidenti ka të gjithë të drejtën e vet që të bashkëpunojë me njerëzit që ai zgjedhë në stafin e tij të afërt. Presidenti që la detyrën, bashkë me stafin e tij u largua. Këto janë të natyrshme në çdo vend të botës. Është një mendësi tipike arkaike, shqiptare kjo gjë që ka bërë presidenti.

Ka një kompleks te njerëzit këtu. Ky presidenti që kemi ne do të jetë presidenti që s’kemi për ta ndjerë fare. Begaj e ka humbur shansin që të jetë president. Ky personalitet nuk krijohet duke larguar njerëz”- theksoi gazetari.

Më tej ai tha se njerëzit që largohen nga puna dhe fitojnë gjyqet marrin paratë e taksave të shqiptarëve. Pra sipas tij largimi i punonjësve të administratës do të ketë një kosto për shtetin shqiptar, nëse çështjet fitohen nga punonjësit,

“Kemi informacione që në presidencë ka pasur njerëz me eksperienca shumë të mira nga pikëpamjet e asaj që kanë pasur departamentet përkatëse. Këta njerëz që largohen kanë një kosto dhe këto janë kostot tona. Çdo vit shteti shqiptar nga taksat tona u detyrohet njerëzve të larguar padrejtësisht nga puna që fitojnë gjyqet rreth 15-20 milionë euro”- u shpreh ai.

Presidenti Bajram Begaj të shtunën (15 tetor) 25 punonjës të administratës së presidentit.

Burime për Euronews Albania konfirmuan se 17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026