Shkarkohet gjyqtarja e Saimir Tahirit, Nure Dreni nuk mundi të kalojë filtrin e vettingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Nure Drenin, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Sipas hetimit administrativ, gjyqtarja nuk mundi të justifikojë pasurinë me burime të ligjshme.
Konkretisht dy apartamente një në Tiranë dhe një në Golem si dhe një makinë. Gjithashtu komisioni vlerësoi se Dreni gjatë viteve 2011-2014 ka pasur pamundësi financiare për shkollimin e vajzave të saj në Angli.
Largimi i kësaj gjyqtareje pritet të rëndojë situatën në një nga gjykatat më të rëndësishme në vend. Apeli i Posaçëm sipas ligjit duhet të ketë 11 gjyqtarë, por aktualisht aty ushtrojnë detyrën 5 të tillë.
Pjesa tjetër e gjyqtarëve janë shkarkuar nga vetingu dhe zëvendësimi i tyre ende nuk është bërë. Kjo problematikë është ngritur edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ka kërkuar ndryshimin e ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.
Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga kërkesa Parlamenti ende nuk e ka marrë në shqyrtim atë. Në Gjykatën e Posaçme të Apelit janë duke u zhvilluar procese të rëndësishme si ai ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku në datën 24 qershor do të lexohet vendimi.
Pjesë e trupës ishte edhe Nure Dreni dhe mbetet e paqartë se si do bëhet zëvendësimi i saj për një javë apo do të kemi serish një shtyrje të procesit.
Në rastin më të mirë nëse 3 anëtarët e tjerë të gjykatës nuk kanë konflikt interesi me çështjen do të shortohen dhe njëri prej tyre zgjidhet pjesë e trupës.
Në rast se gjyqtarët do të kenë konflikt interesi procesi do të hyjë në ngërç për shkak se zëvendësimi i gjyqtarëve të posaçëm është i vështirë.
Kjo për faktin se apelet e rretheve nuk kanë tagër për t’i ri zëvendësuar. Një ndër proceset që po shtyhet pikërisht për këtë fakt është ai i Emiljano Shullazit pasi KLGJ nuk është shprehur mbi kërkesën se mbrojtjes dhe prokurorisë për të konfirmuar nëse një gjyqtar i thjeshtë apeli është i barabartë më një gjyqtarë të apelit të posaçëm.
Po sot, dolën para vettingut edhe dy gjyqtarët e Apelit të Tiranës Edlira Petri dhe Elona Toro. Të dyja arritën të kalonin filtrin duke u konfirmuar në detyrë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta