Shkatërrohet banda e kokainës, 16 shqiptarë dënohen me 86 vite burg

4 Mars 2023 | 08:36

Një bandë prej 16 shqiptarësh që shisnin kokainë janë dënuar për më shumë se 86 vjet.

Duke vepruar jashtë adresave në qendër të qytetit Leicester, grupi operonte me tre numra telefoni celularë që lejonin personat të blinin drogë. Ata monitoroheshin nga një ‘operator’ i cili do të ishte pika e drejtpërdrejtë e kontaktit me blerësin.

Operatori më pas kontaktonte një ‘korrier’, i cili përdorte një numër tjetër,  dhe më pas takonte blerësin e dorëzonte kokainën dhe  merrte paratë.

Megjithatë, aktiviteti kriminal i grupit, u zbulua pas një hetimi gjithëpërfshirës nga Njësia e Operacioneve Speciale të East Midlands (EMSOU).

Vlerësohet se grupi ka fituar 2 milion £ duke shitur drogë në këtë periudhë 16-mujore. Gjatë operacionit, më shumë se 74,000 £ u sekuestruan nga policia.

EMRAT: 

Besfort Agaj, 30 vjeç, i cili u deklarua për furnizim me drogë të klasit A ​​- kokainë, u dënua me tetë vjet.

Liridon Agaj, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për  furnizim me drogë të klasit A ​​– kokainë dhe një akuzë për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me pesë vjet e gjysmë.

Elvi Bajrami, 36 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A ​​– kokainë, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.

Erlind Bashukaj, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A ​​– kokainë dhe një akuzë për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me katër vjet e tetë muaj vjet.

Bledar Cakraj, 26 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A ​​– kokainë dhe një akuzë për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me katër vjet.

Elidon Dega, 26 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A ​​- kokainë, u dënua me katër vjet e muaj

Bekim Gjongecaj, 25 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A ​​– kokainë, u dënua me katër vjet e 2 muaj

Bujar Hykaj, 30 vjeç, i cili u deklarua fajtor për  furnizimin me droge të klasit A ​​– kokainë dhe dy akuza për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.

Erdilant Kucana, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A ​​– kokainë, u dënua me katër vjet e dy muaj

Eraml Kucana, 21 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A ​​– kokainë, u dënua me katër vjet e tetë muaj

Kismet Memia, 35 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A ​​- kokainë, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.

Fatjom Memia, 32 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A ​​– kokainë, u dënua me katër vjet e tetë muaj.

Arland Rexhat, 27 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A ​​- kokainë, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj vjet.

Ervin Sinani, 34 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A ​​– kokainë, u dënua me katër vjet e dy muaj

Shkëlzen Sokolaj, 51 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A ​​– kokainë dhe kone për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.

Andi Sula, 36 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A ​​– kokainë, u dënua me katër vjet e tetë muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026