Shkatërrohet grupi kriminal serbë, 7 të arrestuar, sekuestrohen 115 kg kokainë
Në Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë është shkatërruar një rrjet i kontrabandistëve të drogës të udhëhequr nga serbët, njoftoi agjencia e Bashkimit Evropian Eurojust.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se shtatë persona u arrestuan dhe u sekuestruan 115 kilogramë kokainë.
“Eurojust koordinoi një operacion të fundit në të cilin u arrestuan shtatë anëtarë të një rrjeti të trafikut të drogës të udhëhequr nga serbët në Belgjikë, Luksemburg, Holandë dhe Serbi. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 115 kilogramë kokainë, dhe Europol dha mbështetje analitike”-njofton Eurojust.
Grupi i krimit të organizuar trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut nëpërmjet Holandës dhe Belgjikës në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Euronews Serbia.
Mësohet se trafikantët e fshihnin drogën në pllaka betoni.
Operacioni i arrestimit u krye më 26 nëntor dhe u sekuestruan 22 pllaka betoni, secila prej të cilave përmbante disa pako me kokainë. Droga ishte fshehur në një magazinë në qytetin belg Arlon, ku u arrestuan katër të dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit