Shkëlqen Lewandowski, sulmuesi i Bayern shënon katër gola në fitoren përballë Herta Berlin

5 Tetor 2020 | 09:34

Bayern Munich ja doli që të hidhte pas krahëve humbjen 4-1 përballë Hoffenheim në ndeshjen e fundit të kampionatit duke triumfuar 4-3 përballë HertësBerlinit.

Një paraqitje fantastike për Robert Lewandowskin i cili realizoi të katër golat për bavarezët. Polaku i sapo shpallur lojtari më i mirë nga UEFA me sa duket kërkon të përsërisë një vit si ai i kaluari ku ishte një lojtar mjaft vendimtar për Bayernin në triumfin në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

Ajo që  shqetëson drejtuesit  është fakti që Bayern po pëson shumë. Në dy ndeshjet e fundit të kampionatit gjerman skuadra ka pësuar jo pak por 7 gola që nuk është normale për një ekip që synon të mbrojë titullin kampion në gjermani dhe të shkojë larg në Arenën Europiane.

Bavarezët duhet ti zgjidhin shpejt këto probleme pasi nuk ka më kohë për të humbur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026