Shkencëtarët britanikë mund të kenë gjetur një zgjidhje për plakjen

8 Prill 2022 | 11:57

Shkencëtarët në Kembrixh kanë rinovuar qelizat e lëkurës së një gruaje 53-vjeçare me ato të një 23-vjeçareje.

Qëllimi I këtij transplanti është zhvillimi i trajtimeve për sëmundjet që lidhen me moshën si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurologjike.

Teknologjia është ndërtuar mbi teknikat e përdorura për të krijuar delen e klonuar Dolly më shumë se 25 vjet më parë.

Delja Dolly u krijua duke përdorur klonimin, për të gjetur kura për sëmundjet e plakjes/BBC

Kreu i ekipit, Prof Wolf Reich, i Institutit Babraham në Kembrixh, i tha BBC News se ai shpresonte që teknika mund të përdoret përfundimisht për t’i mbajtur njerëzit me shëndet të plotë ndërsa plaken.

“Ne kemi ëndërruar për këtë lloj gjëje. Shumë sëmundje përkeqësohen me kalimin e moshës dhe të mendosh për të ndihmuar njerëzit në këtë mënyrë është super emocionuese,” tha ai.

Prof Reich theksoi megjithatë se puna është në një fazë shumë të hershme. Ai tha se kishte disa çështje shkencore për të kapërcyer përpara se të mund të zhvendosej nga laboratori i tij në klinikë.

Sidoqoftë rinovimi i qelizave të lëkurës ishte një sukses dhe kjo përbën një hap kritik para në këtë çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026