Shkencëtarja shqiptare e EMA-s tregon se në cilat raste duhet t’i drejtohen mjekut, të vaksinuarit me ‘AstraZeneca’

7 Prill 2021 | 16:52

Shkencëtarja në Agjencinë Evropiane të Barnave, Ornela Ademi tha për Euronews Albania se vendimi i EMA, që e cilësoi vaksinën ‘AstraZeneca’ të sigurt, është një vendim i drejtë i marrë mbi bazën e konkludimit të të gjitha të dhënave shkencore të disponueshme.

Teksa theksoi se me gjithë efektet anësore të listuara, përfitimet e kësaj vakinë janë shumë më të mëdha se sa rreziku që ato paraqesin, znj. Ademi këshilloi të gjithë shqiptarët e vaksinuar me ‘AstraZeneca’ që brenda 14 ditëve nga marrja e vaksinave kanë simptoma të tilla, si marrja e frymës, gjakderdhje, enjtja e krahut, shikimi i turbullt, dhimbje koke të paraqiten tek mjeku, pasi duhet të marrin mjekimin e nevojshëm.

“Sugjerohet që personat që kanë marrë AstraZeneca të kontraktojnë mjekun për të marrë trajtimin e duhur sa i përket simptomave.

Nuk dihet ende mekanizmi pse ndodh kjo, vaksina jep një përgjigje imunitare që është një formë çrregullimi që njihet në mjekësi dhe për duhet marrë mjekimi i duhur. Është e rëndësishme që të vaksinuarit të paraqiten menjëherë tek pas këtyre simptoma”, tha znj. Ademi.

Shkencëtarja shqiptare konfirmoi se EMA është duke shqyrtuar studimet laboratorike e më tej ato klinike të vaksinës ruse Sputnik 5 për të parë nëse i përmbush standardet evropiane për t’u certifikuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, ndërsa theksoi se një përgjigje përfundimtare lidhur me Sputnik V do të jepet rreth muajit qershor.

Ajo theksoi se EMA ende nuk ka marrë një kërkesë për aplikim lidhur me vaksinën kineze, teksa bëri thirrje që edhe në Shqipëri duhet të bëhet një monitorim i hollësishëm për të parë nëse vaksinat që po aplikohen kanë efekte anësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026