Shkëputet ashensori në një pallat në “Astir”, plagosen dy gra

12 Shtator 2021 | 09:55

Dy gra janë plagosur pas shkëputjes së ashensorit në një pallat në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Njëra prej të plagosurave pasi ka marrë mjekim ka lënë spitalin, kurse tjera vijon të mbahet nën kujdesin e mjekëve.

“Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Ky nuk është rasti i parë ku ashensorët shkëputen. Në vitin 2017 një qytetare humbi jetën në zonën e “Freskut” pasi ashensori u shkëput në katin e 3 dhe nga fërkimi në rënie mori zjarr depozita e vajit.

Sipas burimeve nga zjarrfikëset e kryeqytetit çdo javë ndërhyhet nga 5-7 raste ku qytetarë mbesin brenda në ashensorë si pasojë e defekteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026