Lihet në arrest shtëpie tekniku i ashensorit që u shkëput tek ‘Astiri’

15 Shtator 2021 | 13:00

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie teknikun e ashensorit, Dëfrim Shabani me akuzën e “shkeljes se rregullave dhe mbrojtjes në punë”.

Ai u arrestua pas shkëputjes së ashensorit të shtunën mbrëma në një pallat në zonën e ‘Astirit’.

Në dosjen e Prokurorisë siguruar nga Euronews Albania tregohet nga banorët se edhe më parë në këtë ashensor kanë mbetur brenda persona, ndërsa vete tekniku ka deklaruar se kishte kryer një riparim para disa ditësh por nuk ka bërë kontrollin teknik.

Dy gra u plagosën pas shkëputjes së ashensorit në një pallat në zonën e “Astirit” në Tiranë pak pas mesnatës së të shtunës.

Ky nuk është rasti i parë ku ashensorët shkëputen. Në vitin 2017 një qytetare humbi jetën në zonën e “Freskut” pasi ashensori u shkëput në katin e 3 dhe nga fërkimi në rënie mori zjarr depozita e vajit.

Sipas burimeve nga zjarrfikëset e kryeqytetit çdo javë ndërhyhet nga 5-7 raste ku qytetarë mbesin brenda në ashensorë si pasojë e defekteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026