Shkodër, mungesa e ndriçimit, banorët bllokojnë rrugën në shenjë proteste
Banorët e fshatit Hot i Ri në komunën Rrethina kanë protestuar duke bllokuar rrugën për disa minuta.
Ata u ulën në mes të rrugës në shenjë proteste duke bllokuar kësisoj qarkullimin.
Arsyeja kryesore e kësaj proteste sipas banorëve është mungesa e ndriçimit në këtë rrugë në të cilën është investuar shtatë vite më parë dhe ende nuk është marrë në dorëzim nga bashkia e Shkodrës.
Mungesa e ndriçimit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes së automjeteve sipas banorëve ka shkaktuar disa viktima ndër vite.
Banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave si dhe bllokim të mëtejshëm të rrugës nëse kërkesat e tyre nuk do merren parasysh.
Para 7 vitesh ky segment rrugor iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë me ndriçim dhe me trotuar anësorë.
Ndërkaq Bashkia Shkodër nuk e ka marrë në dorëzim këtë investim për shkak të problematikave të shfaqura.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta