Shkodra e Vlora paralajmërojnë përgjysmim të autobusëve urbanë

20 Tetor 2021 | 12:31

Edhe Shkodra e Vlora kanë paralajmëruar përgjysmimin e autobusëve të trafikut urban për qytetarët.

Shoqata e transportit në Shkodër ka thënë se do përgjysmojë mjetet deri në pezullimin e punës. Edhe shoqata e transportit në Vlorë bën të ditur se ka probleme financiare si rrjedhojë e shtrenjtimit të naftës, por thotë se ende nuk ka marrë një vendim.

Bëhet e ditur se biltetat e transportit publik nuk kanë ndyshuar.

Në Tiranë, Unioni i Transportit Publik kërkon heqjen e akcizës dhe uljen e TVSH-së, përndryshe do të vazhdojë të operojë me gjysmën e autobusëve.

Unioni kërkon heqjen e akcizës, indeksimin e çmimit dhe zbritjen e TVSH-së  nga 20% në 6%.

Fatjon Kasamaj, nënkryetar i  Shoqatës së Transportit Publik, gjatë një intervistë për Euronews Albania ka thënë se ky është një vendim që ishin të detyruar ta merrnin sepse kostoja është e papërballueshme për operatorët. Ai thotë se presin që të paktën gjysma e kushteve të kërkuara.

“E fundit që ngelet është ngritja e çmimit të biletës, gjë të cilën ne nuk e dëshirojmë, por nuk kemi zgjidhje tjetër për momentin”, tha ai.

Përgjysmimi i flotës urbane do të vazhdojë pa afat, deri kur të plotësohen kushtet e kërkuara, thonë përfaqësuesit e Unionit.

Ky vendim, që nga fillimi i javës ka sjellë kaos, radhë në stacione dhe mbipopullim të autobusëve të trafikut urban në kryeqytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026