Shkodra, qarku me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit, 35 mësues të prekur nga COVID
Pas Tiranës, Shkodra është qarku me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit. Në qytetin verior janë identifikuar disa vatra të reja, teksa janë regjistruar 75 raste të reja.
Gazetari i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjerga raporton se aktualisht në këtë qytet janë 35 mësues të infektuar, ndërkohë koronavirusi është përhapur gjerësisht.
Gjergja në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti verior tha se qytetarët vazhdojnë të mos respektojnë masat.
“Pas një përmirësimi të përkohshëm të situatës, ka pasur sërish shifra të larta. Vetëm në 24 orët e fundit janë shfaqur 75 raste të reja me COVID19. Tashmë koronavirusi është i përhapur në të gjithë qytetin, në institucione dhe shkolla.
Por fatmirësisht, në Shkodër ka pasur vetëm një rast të mbylljes së shkollës dhe aktualisht janë të prekur 35 mësues dhe një nxënës. Procesi mësimor po vijon normalisht. Nga qytetarët kanë një papërgjegjshmëri totale sa i takon masave”, tha ai.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 840 raste të reja me COVID-19 në 2374 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 16 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.
Lexoni gjithashtu:
Gjashtëmbëdhjetë viktima dhe 840 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset