Shkon mbi 2 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, qindra nën rrënoja
Numri i viktimave të tërmeteve shkatërruese që goditën Afganistanin perëndimor të shtunën i kaloi 2000, njoftoi të shtunën mbrëma zëdhënësi i talebanëve.
Më shumë se 9,000 njerëz u tha se ishin plagosur, raportoi Reuters. Disa tërmete të forta goditën Afganistanin dje, dhe më i forti në epiqendër ishte 6.3 gradë Rihter, raportoi AP.
Të paktën gjashtë fshatra u shkatërruan dhe qindra civilë u varrosën në rrënoja, tha një zyrtar i Ministrisë së Informacionit dhe bëri thirrje për ndihmë të menjëhershme.
Shumë të vdekur janë transferuar edhe në baza ushtarake, ndaj për momentin nuk mund të flitet për numrin e saktë të viktimave.
Disa tërmete goditën dje zonën 35 kilometra në veriperëndim të qytetit të Heratit, raporton Reuters.
Tërmeti më i fortë ka qenë me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter. Popullsia lokale në Herat u largua nga shtëpitë e tyre në panik dhe shumë e kaluan natën në rrugë.
Tërmete u ndjenë gjithashtu në provincat Farah dhe Badghis, sipas Reuters. Dyshohet se numri i viktimave do të rritet, pasi shumë mbetën të bllokuar në rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve