Shkon në 310 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi
Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi të hënën ishullin indonezian Java është rritur në 310, ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Situatave të Emergjencave, raporton Reuters.
Sipas deklaratës, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të pastrojnë rrënojat për të gjetur njerëz ende të zhdukur, por shpresat për t’i gjetur ata të gjallë janë të pakta.
Qindra indonezianë u lutën sot në rrugët e Chianjur, pasi një tërmet pothuajse rrafshoi qytetin në Java Perëndimore.
Kleriku mysliman Muhammad Jamhur drejtoi një lutje në një fushë volejbolli të hapur vetëm 200 metra larg një xhamie, muret e së cilës u plasaritën dhe dritaret u thyen nga tërmeti 5.6 ballë që goditi Chianjur, rreth 75 kilometra në jug të kryeqytetit të Xhakartës.
“Pas fatkeqësisë, ne ende kemi frikë, kështu që na u desh të shkojmë në fushën e volejbollit. I kërkova komunitetit të ishte vigjilent sepse fatkeqësia mund të ndodhë përsëri”, tha Jamhur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tërmeti në Indonezi, mes viktimave shumë nxënës, ishin në mësim kur u shemb shkolla
- Shkon në 162 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Indonezi
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta