Tërmeti në Indonezi, mes viktimave shumë nxënës, ishin në mësim kur u shemb shkolla

22 Nëntor 2022 | 10:33

Shumë nga të vrarët dhe të plagosurit në një tërmet të madh në ishullin indonezian Java ishin fëmijë të cilët ndodheshin në shkollë në momentin që ra tërmeti.

Ekipet e kërkimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar pasi më shumë se 100 njerëz vdiqën dhe mijëra mbetën të pastrehë.

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi Indonezinë duke shkaktuar rrëshqitje dheu ku për pasojë kanë humbur jetën dhjetëra persona.

“Shumica e viktimave janë fëmijë sepse në orën 13:00, ata ishin ende në shkollë”, tha Henri Alfiandi.

Tërmeti, i cili goditi në një thellësi të cekët 10 km, u pasua nga dhjetëra pasgoditje të cilat shkaktuan më shumë dëme në zonën ku shtëpitë e ndërtuara keq u shembën shpejt.

Autoritetet thonë se të paktën 2,200 shtëpi janë rrafshuar dhe më shumë se 13,000 njerëz janë evakuuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026