Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

25 Qershor 2026 | 13:51

Të paktën pesë persona kanë vdekur ditët e fundit për shkak të valës së të nxehtit që ka goditur Italinë. Viktimat punonin në sektorin bujqësor dhe në ndërtim. Një burrë i pastrehë humbi gjithashtu jetën për shkak të goditjes nga nxehtësia.

17 qytete në vend janë në gatishmëri të lartë sot për shkak të nxehtësisë ekstreme. Dita më e nxehtë pritet të jetë e hëna e ardhshme, me temperatura që ka të ngjarë të kalojnë 40 gradë në shumë zona të Italisë qendrore dhe veriore.

Në Firence, Galeria Uffizi ka vendosur të mbyllë sportelet e biletave për tre ditët e ardhshme për të shmangur radhët e gjata të turistëve nën diell. Hyrja në galerinë me famë ndërkombëtare u lejohet vetëm qytetarëve që kanë blerë tashmë një biletë në internet.

Bashkia e Romës synon të transformojë strehimoret e vjetra kundër sulmeve ajrore dhe tunelet dhe guroret nëntokësore romake në “streha klimatike” të reja, ku qytetarëtdo të jenë në gjendje të marrin pak freski. Në këto hapësira, gjatë ditës temperatura varion nga 14 deri në 17 gradë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026

Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit

Parlamenti danez miratoi të enjten vendosjen e kontributeve në një mision shumëkombësh në Ngushticën e Hormuzit, sipas mediave vendase. Ligjvënësit vendosën që Danimarka do të...
13:36 | 25/06/2026