Shkrimtari kosovar, Bajram Kosumi: Letërsia nga burgu duhet të njihet më shumë

13 Prill 2021 | 16:16

Një vazhdim dhe pasurim i veprës që publikoi në 2006 por që në atë kohë u censurua, është botimi i fundit i pedagogut, politikanit dhe shkrimtarit nga Kosova Bajram Kosumi, i cili sjell studimin e një  tjetër formë letërsie dhe rrëfimi, atë nga qelia.

Monografia mban titullin “Letërsia nga Burgu” dhe trajton rrëfimet, “ethet” dhe emocionet me të thella njerëzore të atyre që vuanin dënimin në burgjet e Shqipërisë gjatë regjimit diktatorial, dhe të shqiptarëve të Kosovës, që endeshin pas hekurave ne regjimin ish-jugosllav.

“Kjo letërsi e krijuar në çaste të jashtëzakonshme sjell me vete një tematikë ekzistencialiste të cilën nuk e gjen në pjesën tjetër të letërsisë”, u shpreh autori.

Kjo vepër shtron në të njëjtën kohë edhe nevojën që kjo “letërsi humanitare” sikurse e quan autori të njihet dhe të studiohet.

“Krijon disa prej zhanreve që në letërsinë shqipe ose nuk janë krijuar fare ose kanë qenë shumë pak të zhvilluara, siç është letërsia epistolare”, tha Barjam Kosumi.

I të njëjtit rrafsh idesh është edhe Studiuesi Behar Gjoka.

“Që ta çojmë te lexuesi duhet botuar, të bindim ata që lexojnë gjithçka por nuk duan të lexojnë vuajtjen, dritën që buron nga vuajtja sepse unë mendoj se kjo letërsi ka shumë dritë”, u shpreh z. Gjoka.

Ky oaz i letërsisë së burgologjisë, mbetet një nga tematikat më të mëdha dhe interesante për lupën e studiuesve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026