Shkrumbohet nga flakët autobusi i pasagjerëve në autostradën Tiranë-Elbasan
6 Korrik 2024 |
21:01
Një autobus me pasagjer është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Elbasan.
Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha, pasi autobusi është shkrumbuar i tëri.
Mësohet se flakët kanë nisur në pjesen e pasme të autopusit duke u shpërndarë më pas në të gjithë mjetin.
Pasagjerët që po udhëtonin kanë mundur të zbrisnin menjëherë.
Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ku kanë bërë të mundur neutralizmin e flakëve.
Ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Si pasoje e ngjarjes në autostradën Tiranë-Elbasan është krijuar trafik i rënduar.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
- 11:05
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare