Shmanget atentati ndaj Zelensky, shërbimet sekrete arrestojnë informatoren ruse
Shërbimet sekrete ukrainase deklaruan të hënën se kishin arrestuar një person të akuzuar se po ndihmonte në realizimin e një plani rus për të sulmuar presidentin e vendit, Volodymyr Zelensky.
Në një deklaratë, agjencia SBU bëri të ditur se kishte arrestuar një informatore të shërbimeve sekrete ruse, e cila po mblidhte të dhëna mbi vizitën e planifikuar të presidentit në rajonin Mikolaiv, pranë vijës së frontit.
Në momentin e vizitës, Moska do të kryente një sulm masiv ajror për të ekzekutuar Zelenskyn, thuhet më tej në njoftim.
Autoritetet ukrainase deklaruan se gruaja, që punonte në një dyqan në një bazë ushtarake, u përpoq të siguronte kohën e saktë dhe listën e vendeve të itinerarit provizor të Zelensky-t.
Agjencia e inteligjencës publikoi edhe një foto të mbuluar të gruas teksa shoqërohej nga oficerët, bashkë me mesazhet telefonike dhe shënimet e marra mbi aktivitetet ushtarake.
Duke reaguar, presidenti Zelensky deklaroi se shërbimet sekrete ukrainase e kishin informuar mbi komplotin dhe shtoi se ai do të vazhdonte luftën kundër tradhtarëve.
Kreu i shtetit e vizitoi rajonin e Mikolaivit në qershor pas dëmtimit të digës Kakhovka, që shkaktoi përmbytje në zona të shumta në jug të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta