Shmangia e një katastrofe, inspektorët e OKB-së kontroll centralit atomik

31 Gusht 2022 | 19:24

Shmangia e një Çernobili të ri. inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike e kanë të qartë misionin teksa i afrohen centralit bërthamor në Zaporizhia. Një grup gazetarësh i priti ata teksa mbërritën ditën e mërkurë në qytet.

“Misioni ynë është teknik. Është një mision që synon të parandalojë një aksident bërthamor dhe të mbrojë atë që është impianti më i madh atomik në Evropë”, thotë Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i ANEA-së.

Objektivat janë të qartë, por zgjatja e misionit ende jo.

“Misioni do të zgjasë disa ditë dhe nëse do të mund të vendosim një prani të përhershme, apo të vazhdueshme, atëherë do të zgjatet më tej. Por segmenti i parë i misionit do të kërkojë pak ditë”, shprehet Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i ANEA-së.

Inspektorët pritet të mbërrijnë në kompleksin bërthamor të enjten. Aktualisht ata ndodhen 50 kilometra larg. Ukraina i ka bërë thirrje Rusisë që të mos bombardojë më rrugën që të çon atje.

Nga ana e saj, Moska ka deklaruar se nuk e përjashton idenë e Agjencisë së OKB-së që të vendosë një mision të përhershëm në impiantin që aktualisht kontrollohet nga rusët dhe që në javët e fundit ka qenë objekt i bombardimeve të shumta.

Për sulmet në fjalë, Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026