‘Shmangni përshkallëzimin’, Borrell reagon pas sulmit ndaj EULEX-it në veri

11 Dhjetor 2022 | 12:44

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrell shprehet se Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë sulmet ndah EULEX-it apo përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.

Ai bëri thirrje për heqjen e barrikadave dhe për shmangien e përshkallëzimit të situatës.

“Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it në Kosovë apo përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, shkroi Borrell në Twitter.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.

EULEX-i bëri të ditur se asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale, por i cilësoi sulmet e tilla të papranueshme.

Ndër të tjera, EULEX-i njoftoi do të vazhdojë punën për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe për sigurinë e qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026