Shoferët më agresivë, grupmosha 18-25 vjeç

23 Janar 2022 | 12:25

Euronews Albania ndoqi nga afër një nga aksionet e policisë për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga kontrollet që ushtrohen nga një grup i posaçëm, rezulton se të rinjtë janë shoferët më agresivë në rrugë, ndërsa në masë po gjobiten edhe makinat luksoze për abuzim me xhamat e zinj.

Rritja e vlerave të gjobave nuk ka ndikuar aspak në përmirësimin e situatës në rrugë. Shpejtësia, manovrat e rrezikshme apo garat mbeten shkeljet që sjellin pasojat më të rënda.

“Shpesh herë kohët e fundit kemi vënë re aksidente me dëme në njerëz por dhe me dëme materiale dhe si shkak determinant është mos-rregullimi i shpejtësisë. Është neglizhenca e drejtuesve të mjeteve, grupmosha kryesore nga 18 deri 25 vjeç të cilët janë përdoruesit më agresivë. Ndoshta për shkak të moshës por dhe panjohurive të duhura të kodit rrugor. Janë grupmosha të reja që përdorin mjete me kapacitet kubik me fuqi të lartë motorike që kërkon një peripecie të madhe në drejtimin e mjetit,” – deklaroi komandanti i trafikut, Gerhard Baka.

Një tjetër shkelje që po konstatohet në masë është errësimi i xhamave të zinj mbi normat e lejuara. Për këtë rrugorët e Tiranës janë pajisur edhe me aparatin që mat tejdukshmërinë e xhamave të zinj.

 “Konstatojmë me keqardhje që mbi 95% qe ne kemi ndaluar dhe kontrolluar nuk e kanë respektuar udhëzimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e shërbimeve të transportit rrugor. Vërehet se shkelet nga përdoruesit e mjeteve, kryesisht luksoze dhe vit prodhimi të fundit,” – tha Baka.

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe ekspozimi i shpejtësisë në rrjetet sociale është një tjetër fenomen i rrezikshëm tek grupmoshat e reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026