Gjergji Vurmo: Shoqëria civile e zhgënjyer nga ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore
Shoqëria civile ka dalë e pakënaqur nga takimi i sotëm i Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku i janë lënë vetëm dy minuta kohë diskutimi. Përfaqësuesit ankohen se roli i tyre në konsultim është i papërfillshëm dhe se plan-veprimi i këshillit nuk adreson siç duhet çështje të rëndësishme.
Zana Vokopola, eksperte e çështjeve urbane tha për Euronews Albania se gjërat e reja që po ndodhin shënojnë një zhvillim pozitiv, por sipas saj është në interesin e të gjithëve që fjala e shoqërisë civile të dëgjohet dhe të merret në konsideratë.
Ajo pranoi faktin se me gjithë aktivizmin e shoqërisë civile, shoqëria shqiptare është e politizuar skajshmërisht dhe besimi tek shoqëria civile nuk është ai i duhuri.
“Sado që ne përpiqemi shumë, është thjesht një grup ekspertësh dhe nuk kemi autoritet para politikës, njerëzit tek ne janë shumë të politizuar. Do kohë që ky zë të jetë i fuqishëm dhe me autoritet”, tha znj. Vokopola.
Nga ana tjetër, Gjergji Vurmo, drejtues i programit në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim deklaroi për Euronews Albania se kontributi që po jep shoqëria civile në këtë këshill është falas dhe e vlefshme.
Sipas tij, në këtë fazë ku ndodhet procesi i fundit të tranzicionit, është shumë i rëndësishëm roli i këtyre kapaciteteve të shoqërisë civile, por edhe medias apo akademikëve.
“Sot për fat të keq kemi 15 nga 14 kushte të vendosura nga Bundestagu për Shqipërinë, sepse nuk u morën parasysh këshillat tona”, tha z. Vrumo.
I pyetur me zhgënjimin që herë pas here artikulohet lidhur me shoqërinë civile, veçanërisht lidhur me zhgënjimin e ndërkombëtarëve sa i përket angazhimit të tyre në reformën në drejtësi, z. Vurmo tha se nga ajo periudhë e në vazhdim, momente të zhgënjimit të ndërsjellë mes shoqërisë civile dhe ndërkombëtareve nuk kanë munguar.
“Marrëveshja e fundit që është mbështetur fuqimisht nga ndërkombëtarët ka bërë që një pjesë e madhe e shoqërisë civile të jenë shumë të zhgënjyer me ndërkombëtarët”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta