Gjobitet për mosmbajtje të maskës ish-deputeti Kastriot Islami
Ish-deputeti Kastrioti Islami është gjobitur me 3 mijë lekë për mosmbajtje të maskës.
Pas kundërshtimit prej tij për t’u identifikuar me kartë ID ndaj policisë, ish-deputeti, siç është edhe procedura në këto raste, u shoqërua në Komisariatin nr.2 dhe pas gjobitjes u la i lirë.
Vetë ish-deputeti e sqaroi situatën pak më vonë, përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.
“Jam ne shtepi…! Si çdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim…
Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe…”, shkroi përmes një postimi në Facebook ish-deputeti.”Jam ne shtepi…! Si çdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta…
Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe…”, shkroi përmes një postimi në Facebook ish-deputeti.
Një muaj më parë me propozim të komitetit të ekspertëve qeveria nxori një akt normativ që e bën të detyrueshme mbajtën e maskës në çdo ambient.
Mosmbajtja e maskës ndëshkohet me gjobë deri në 3 mijë lekë të reja, ndërsa në rast të përsëritjes, gjoba kap vlerën e 5 mijë lekëve të reja.
Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake po monitorojnë rrugët e vendit për të mos lejuar qytetarët të qarkullojnë pa maskë.
Me mijëra qytetarë janë ndëshkuar me gjobë për mosmbajtje të maskës në ambient publik dhe në bazë të aktit normativ shuma e caktuar i shkon çdo personi të penalizuar bashkë me faturën e dritave.
Shifrat e të infektuarve me coronavirus janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 532 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID-19 në Shqipëri.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta