Shorti për Kupën e Botës Katar 2022, Shqipëria do të njohë rivalët për kualifikueset

7 Dhjetor 2020 | 13:07

Në Zyrih të Zvicrës do të përcaktohen grupet për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.

Përfaqësuesja e Shqipërisë do të njohë rivalët që do të ketë përballë, për të synuar arritjen e madhe.

Skuadra e Edoardo Rejas ndodhet në vazon e katërt, çka rrezikon të ketë kundërshtarë më superiorë, së paku në letër.

E sigurt do të jetë përballja me një nga ekipet më të mira të momentit, pasi në vazon e parë ndodhet Spanja, Gjermania, Belgjika, Anglia, Franca apo dhe Italia.

Danimarka është emri i cili mund të jetë më i dëshiruari. Në vazon e dytë po ashtu ka emra të mëdhenj si Zvicra, Polonia apo dhe Turqia.

Sa i takon vazos së tretë, kuqezinjtë nëse do të kenë pak fat mund të evitojnë përballjet me Rusinë, Hungarinë apo Skocinë.

Nuk përjashtohet mundësia që të kemi një përballje vëllezërish, pasi Kosova ndodhet në vazon e pestë dhe goglat mund të bëjnë që të kemi dhe një përballje mes dy skuadrave shqipfolëse.

Kualifikueset e Kupës së Botës do të zhvillohen të gjitha në vitin 2021, të shtrira në katër periudha kohore, mars, shtator, tetor dhe nëntor.

Kuqezinjtë asnjëherë më parë nuk kanë mundur që të arrijnë në finalet e një kampionati botëror, duke u mjaftuar vetëm me pjesëmarrjen në Euro 2016.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026