“Show me arrestimin e një mjeku”, reagon Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë

23 Shtator 2022 | 20:48

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, ka reagaur për arrestimin e mjekut  Fitim Marku në spitalin e Traumës pasi u kap në flagrancë duke marrë ryshfet.

Në një postim që ka bërë  në rrjetet sociale, shoqata dënon ngjarjen e sotme në spitalin e Traumës pasi sipas tyre nuk bëhet shoë me arrestimin e një mjeku.

Në reagim thuhet se është e turpshme se stafi mjekësor trajtohet sikur të ishte kriminel, ndërkohë që mjeku i arrestuar mund të ketë shpëtuar qindra jetë njerëzish.

“Është e dënueshme çdo lloj forme provokuese e dhënies së ryshfetit ndaj stafit mjekësor e jo vetëm”- thuhet në reagim.

Po ashtu Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë dënon çdo rast abuzimi ku stafi mjekësor bën pazare apo kërkon ryshfet ndaj dhënies së shërbimit, por është më e dënueshme çdo lloj forme provokuese e rasti përfshirë këtu pacient familjarë apo në rastin konkret edhe një efektiv policie i infiltruar.

Mesditën e sotme ra në prangat e policisë një mjek tek spitali i Traumës, Fitim Marku.

Marku dyshohet të jetë kapur në flagrancë brenda ambienteve të spitalit duke marrë ryshfet nga pacientët. Shuma nuk është e konfirmuar, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Në ambientet e Spitalit të Traumës ndodhen ende efektivë civilë të policisë, të cilët po bëjnë sekuestrimin e disa prej kartelave të pacientëve dhe regjistrin e mjekut.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026